Dy klubet e fuqishme angleze, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuara për futbollistin e AC Milanit, Franck Kessie.
Sipas medieve italiane, “Blutë” e Londrës dhe ‘Spurs’ synojnë ta blejnë mesfushorin e ‘Rossonerëve’ në tregun e janarit.
Krerët e klubit nga “San Siro” nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes se lojtarit, por siç mësohet, milanistët kërkojnë 40 milionë euro për Kessie.
Ndryshe, Kessie është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.