Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 1:3 ndaj Norwichit në kuadër të javës së 30-të në Premierligë.
“Blutë” e Londrës krijuan epërsi të dyfishtë qysh në pjesën e parë, kur realizuan përmes Chalobah në minutën e tretë dhe Mason Mount në minutën e 14-të.
Me të filluar pjesa e dytë në lojë për Norwichin u inkuadrua Milot Rashica, por nuk arriti të lërë gjurmë, shkruan express.
Pukki ngushtoi epërsinë në minutën e 69-të nga pika e bardhë, para se Havertz të shënonte për rezultatin përfundimtar, 1:3.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Liverpooli dhe 13 më pak se Man City.
Në anën tjetër, Norwichi i Rashicës mbetet i fundit në renditjen tabelare.