Fjalë Kyçe

Chelsea fiton, por Sarri vjen me deklarate interesante

Chelsea fiton, por Sarri vjen me deklarate interesante

Maurizio Sarri, tekniku i Chelsea-t, i cili mori një tri pikësh me vlerë ditën e sotme falë fitores së tyre 2-1 ndaj Brighton nuk shprehet plotësisht i kënaqur veçanërisht me heroin e sfidës së sotme Eden Hazard.

Për “Sky Sports” menjëherë pas ndeshjes tekniku ka thënë: “Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Pasi pësuam një gol teksa kishim kontrollin e lojës por sigurisht kjo na vuri nën presion, veçanërisht në 5 minutat e fundit ku kishim vështirësi në menaxhimin. Por përgjithësisht bëmë një lojë të mirë”.

“Jo, nuk isha i shqetësuar pas pësimit të golit sepse po shihja që nuk kishte probleme në fushë, mund të jem shqetësuar pak vetëm në 5 minutat e fundit.”

“Eden Hazard? Mendoj se ai mund të luajë edhe më mirë, pasi është një lojtar i nivelit të lartë dhe mendoj që mund të bëjë më shumë edhe për veten e vetë edhe për ne. Por pas dëmtimeve, ai humbi gjendjen fizike por tani po përmirësohet, kështu që mendoj se pas 1-2 ndeshjesh do të jesh në formë.”

“Nuk shoh se ka vështirësi në pozicionin e përcaktuar, sigurisht duhet të përmirësohet veçanërisht në komunikimin me shokët. Tashmë kam folur me mjekun dhe më ka thënë se nuk ka probleme fizike.”