Fjalë Kyçe

Chelsea ia vazhdon kontratën ‘plakut’ edhe për një vit

Chelsea ia vazhdon kontratën ‘plakut’ edhe për një vit

 Chelsea po mendon që të rinovoj kontratën e disa prej lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare.

Chelsea dëshiron t’i vazhdojë kontratën David Luizit, por vetëm për një vit.

Mbrojtësi brazilian ka thënë se ai e dëshiron qëndrimin në ‘Stamford Bridge’ edhe për disa vite, por që blutë nuk besojnë edhe aq shumë në të.

“Po provoj vetëm që të kaloj momente të mira, sikur që bëjë secilën ditë”, ka thënë Luiz, përcjell “lajmi.net”.

“Pastaj, sigurisht, do ta bëjmë më të mirën për mua, për Chelsea dhe për të gjithë. Ende jemi në bisedime, të shohim. Të shohim se ç’sjell e ardhmja.

“E dua këtë klub, të gjithë e dinë se unë dua të qëndrojë”, ka shtuar më tej braziliani.