Chelsea është skuadra e dytë finaliste e Kupës FA.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel shënoi fitore ndaj Crystal Palace në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan express.
Ruben Loftus-Cheek (65’) dhe Mason Mount (76’) shënuan golat e fitores për “Blutë” e Londrës.
Chelsea në finale do të takohet me Liverpoolin. Finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 14 maj.