Një përforcim nga La Liga mund të vijë te Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Chelsea po mendon transferimin e mesfushorit të Sevilla, Pablo Sarabia, raporton ‘Estadio Deportivo’, përcjell ‘lajmi.net’.
26 vjeçari është një lojtar i talentuar i cili mund të luajë në të gjitha pozitat e mesfushës.
Ai shihet si një alternativë e mirë për ekipin e Sarrit, që pas largimit të Fabregas ka humbur cilësinë në mesfushë.
Sarabia ka regjistruar 21 paraqitje në La Liga te Sevilla këtë sezon, duke shënuar edhe shtatë gola.