Fjalë Kyçe

Chelsea në finale të EFL Cup, pas fitores ndaj Tottenhamit

Chelsea në finale të EFL Cup, pas fitores ndaj Tottenhamit

Chelsea është kualifikuar në finale të EFL Cup duke e eliminuar në gjysmëfinale rivalin lokal, Tottenhamin.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat prej 2 me 1, megjithatë fituesi u përcaktua vetëm pas penaltive, pasi ndeshjen e parë gjysmëfinale Tottenhami e kishte fituar me rezultat prej 1-0.

Kante e Hazard shënuan për Chelsean, derisa golin e vetëm për Tottenhamin e shënoi Fernando Llorente.

Në penalti Chelsea u tregua më efikase, duke shënuar katër penaltitë, derisa Dier e Lucas humbën penaltitë te Tottenhami.

Në finale Chelsea do të përballet me Manchester Cityn.