Fjalë Kyçe

Chelsea në sulm tek Reali, ja mësynë Benzema-s

Chelsea në sulm tek Reali, ja mësynë Benzema-s

Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema është në shënjestër te Chelseas, raporton “Mirror”.

Marrëveshja pritet të arrihet këtë muaj, duke pasur parasysh “etjen” e teknikut të bluve Maurizio Sarri për të fuqizuar ekipin në dritaren e merkatos pas dështimit të Alvaro Moratas dhe Giroud për të qenë titullar të padiskutueshëm.

31 vjeçari ka shkuar te Real Madrid në vitin 2009 pas një marrëveshje të majme të bërë me Lyon. Ai ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe mendohet se kohës së tij në Bernabeu i ka ardhur fundi.

Nuk dihet ende oferta financiare, por blutë kërkojnë me domosdoshmëri të zëvendësojnë Morata-n që ka ende probleme me vetëbesimin, i cili është lidhur së fundmi edhe me një lëvizje te Sevilla.