Fjalë Kyçe

Chelsea, të hapur për shitjen e Ziyech në verë

Chelsea, të hapur për shitjen e Ziyech në verë

Chelsea është e gatshme t’i dëgjojë ofertat që vijnë për sulmuesin e tyre anësor, Hakim Ziyech.

Marokieni erdhi me shumë bujë në “Stamford Bridge”, por, përkundër pritshmërive, performancat e tij lanë shumë për të dëshiruar.

Lojtari pati telashe me lëndime së fundi, gjë që ia pamundësoi shkëlqimin me skuadrën londineze, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, tanimë “blutë” po e konsiderojnë seriozisht shitjen e tij.

Për lojtarin interesohet skuadra e Milanit, të cilët po tentojnë të përforcohen me emra të dëshmuar në vijën e sulmit.