Fjalë Kyçe

Chelsea transferon talentin e Derby, Dylan Williams

Chelsea transferon talentin e Derby, Dylan Williams

Drejtorët e skuadrës nga Stamford Bridge e kanë kompletuar një transfer për të ardhmen, me talentin 18 vjeçar, Dylan Williams që ka kaluar nga Derby Country në Chelsea për një shumë të panjohur.

Anglezi që luan si mbrojtës i majtë ka marrë nëntë paraqitje për skuadrën e parë në Derby para se të kompletoi kalimin e tij të Chelsea, por fillimisht ai do të luajë me skuadrën U23.

“Jam absolutisht i kënaqur që kam nënshkruar me njërin prej klubeve më të mëdha në botë”, ka shkruar ai në një postim në Instagram, duke lajmëruar vetë transferin e tij, përcjell express.

“Faleminderit shumë tërë stafit dhe lojtarëve për atë çfarë kanë bërë për mua në Derby Countri. Mezi pres që të filloj”. WIlliams është një mbrojtës krahu që luan në të dy krahët por ai mund të luajë edhe në mesfushë. Pasi që bëri debutimin e tij në FA Cup në janë. Ai ishte testuar me Covid-19, që kishte shpërthyer në Derby, por Williams ka bërë edhe një sërë paraqitjesh në Championship gjatë këtij sezoni.