Fjalë Kyçe

Chelsea triumfon në derbin londinez ndaj Tottenhamit

Chelsea triumfon në derbin londinez ndaj Tottenhamit

Chelsea ka triumfuar në “Tottenham Hotspur Stadium” në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës.

“The Blues” e nisën ndeshjen në mënyrë perfektë ku patën iniciativën e plotë gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Pas një lojë të mirë nga ana e tyre, në minutën e (24’), u akordua penalti për mysafirët.

Penaltinë e konkretizoi në gol, Jorginho, në një mënyrë të pazakontë, pasi nuk përdori “stilin” e tij të gjuajtjes, por vendosi të godasë topin me forcë.

Pastaj, Thiago Silva doli nga ndeshja në minutën e (36’), nuk dihet nëse braziliani ka vuajtur ndonjë lëndim serioz.

Rezultati i pjesës së parë, Tottenham Hotspur 0-1 Chelsea.

Pjesa e dytë shfaqi sërish iniciativën e Chelseat, ku përafërsisht paten 70% të posedimit të topit dhe gjithashtu paten shum raste të tjera, por që portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ishte i jashtëzakonshëm këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë u rikthye edhe i shumëpërfoluri N’Golo Kante, i cili mungoi një kohë nga lëndimi.

Tottenham pati rastin të barazojë rezultatin përmes Eric Lamela, por që gjuajtja e argjentinasit u prit nga Eduard Mendy.

Tani, Chelsea merr pozitën e gjashtë me 36 pikë dhe qëndron larg vendit të katërt vetëm katër pikë.

Tottenham mban pozitën e tetë me 33 pikë gjithsej, kjo është humbja e tretë e “Spurs” rresht, pas humbjeve nga Brighton dhe Liverpool.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Chelseat.