Kompania e telekomunikacionit Three i ka kërkuar Chelseat që të heqë menjëherë markën e tyre nga fanellat, pasi tashmë ka pezulluar marrëveshjen e sponsorizimit me klubin.
Problemet për Chelsean nuk kanë të ndalur, për shkak të pronarit të tyre rus, Roman Abramovich, që është i bashkëpunëtor i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.
Sonte, Chelsea e zhvillon ndeshjen ndaj Norwich, kurse një person po shkon në Norwich për të blerë 20 fanella të thjeshta futbolli, për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjen e sontme.
Telecommunications company Three has asked Chelsea to remove their branding from their shirts immediately, having now suspended their sponsorship deal with the club. There’s a kit man in Norwich now heading down to Sports Direct to buy 20 plain blue football tops.
— Matt Lawton (@Lawton_Times) March 10, 2022
Chelsea përballet sonte me Norwichin në udhëtim në Premierligë me ndeshjen që fillon nga ora 20:45. Express