Giorgio Chiellini sonte do ta luajë ndeshjen e fundit për Italinë.
Futbollisti që ka qenë bashkëpjesëmarrës në shumë suksese për “Azzurët” gjatë këtyre viteve si lojtar i tyre, transmeton lajmi.net.
Vendimi për tërheqjen nga futbolli i kombëtareve është dhënë kohë më parë nga lojtari.
Sonte, kombëtarja e tij po ndeshet me Argjentinën për trofeun “La Finalisma” dhe, në rast fitoreje, do të ishte mbyllja më e mirë e një epoke për mbrojtësin veteran.