Fjalë Kyçe

Christian Panucci ka ofertë nga top ekipi i Serie A

Christian Panucci  ka ofertë nga top ekipi i Serie A

Christian Panucci është kandidat për postin e trajnerit te një top ekip nga Serie A.

Christian Panuccit i del sërish emri te Roma. Trajneri i Kombëtares Shqiptare shihet si alternativë për të zëvendësuar përkohësisht trajnerin Eusebio Di Francesco, i cili duket si ka ka orët e numëruara pas eliminimit turpërues 7-1 nga Fiorentina në Kupën e Italisë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv Monchi e legjenda Totti mësohet se dëshirojnë qëndrimin e Di Francescos, ndërsa përveç trajnerit të kuqezinjve një opsion është edhe Paulo Sosa, ndërkohë që ëndrra e madhe mbetet Maurizio Sarri, që vështirë se mund t’i japë fund kaq shpejt aventurës te Chelsea.

Panucci, në çdo rast, nuk konsiderohet zgjidhje përfundimtare, por thjesht si trajner emergjencë. Gjithsesi, vështirë se 45-vjeçari do ta pranonte këtë ofertë.

Sot për sot, mundësia më e madhe është të vazhdohet e Di Francescon, që do të mund ta shpëtonte sezonin me vendin e katërt, transmeton “SS”.

Ndërkohë tifozët e Romës në prag të takimit me Milanin po përgatiten për një reagim mjaft të ashpër ndaj situatës ku ka precipituar skuadra. Shënjestër e fansave verdhekuq janë sidomos Manolas dhe Kolarov, por edhe trajneri De Francesco, të cilit i kërkojnë dorëheqjen.