Fjalë Kyçe

‘Ciao’ Spalletti, Inter gjen super trajnerin e ri

‘Ciao’ Spalletti, Inter gjen super trajnerin e ri

Inter planifikon të bëjë ndryshime të menjëhershme në postin e trajnerit.

Luciano Spalletti është duke i kaluar ditët e fundit në postin e trajnerit të Interit.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, i bashkuar me rezultatet e dobëta në Serie A dhe eliminimin tjetër nga Coppa Italia pritet të përcillet me shkarkimin e tij nga “Nerazzurrët”.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit nga Milano tashmë kanë filluar kontaktet me kandidatin kryesor për trajner të ri, përcjell lajmi.net.

Antonio Conte mbrëmë është parë pranë selisë së Interit duke reaguar me një: “Pa koment”, ndaj spekulimeve në lidhje me angazhimin e tij në krye të ekipit nga Giuseppe Meazza.