Asnjëherë nuk është vonë për martesë nëse në altar shkon me personin e zemrës. Dëshmi janë ky çift italian, Mario Gigli dhe Maria Canu, të cilët kurorëzuan dashurinë pas 50 vitesh fejesë.
Mario sapo kishte lënë pas një martesë, ndërsa ajo 20 vite më e re me origjinë sarde, u takuan në Milano në 1972, ku Maria ishte shërbyese, dhe ranë në dashuri.Tani ata kanë vendosur që është koha të ndërmarrin hapin e madh, të martohen.
Dhe kështu, Maria në moshën 71 vjeç dhe Mario 92 vjeç, pas gati një gjysmë shekulli fejesë, u paraqitën para këshilltarit të bashkisë dhe i thanë PO njëri-tjetrit.