Fjalë Kyçe

Çifti në Prizren u gjetën dy ditë pasi ishin vrarë: Biri i tyre iku në Maqedoni, pastaj në Greqi

Çifti në Prizren u gjetën dy ditë pasi ishin vrarë: Biri i tyre iku në Maqedoni, pastaj në Greqi

Të kërkuar kryesor për vrasjen e një çifti në Prizren, policia po e konsideron të birin e tyre.

Adriatik Hadri, biri i Durim e Suada Hadri, nuk është në shtëpi që prej ditës kur dytë janë ekzektuar.
Kështu është thënë edhe nga Prokuroria në Prizren.

“Në bazë të informatave që i kemi, i njëjti fillimisht ka kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, pastaj nga Maqedonia në Greqi”, thuhet nga prokuroria.

Rreth kësaj për policinë e prokurorinë kanë folur edhe familjarët e viktimave, të cilët thonë se me dy të ndjerit dhe birin e tyre, nuk kanë kontaktuar që prej 20 janarit.

Adriatik Hadri e lëshoi Kosovën më 20 janar, diten kur besohet se edhe ndërruan jetë prindërit e tij.