Fjalë Kyçe

Çiklistët do të mblidhen kundër ndotjes së ajrit

Çiklistët do të mblidhen kundër ndotjes së ajrit

Në Prishtinë sot pritet të zhvillohet një marsh i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit, ky aktivitet është në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”.

Aktiviteti pritet të fillojë nga ora 12:00, pikënisja do të jetë nga IHMK (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës), Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri tek Parku i Gërmisë.

Trajektorja e marshit ka gjatësi prej 7 km dhe do të zhvillohet përgjatë segmenteve rrugore të paraqitura grafikisht në hartë.

Në njoftimi e publikuar në Facebook thuhet se projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina.