Kryetari i Istogut Haki Rugova, një drejtor i Komunës dhe një zyrtar i Komunës janë arrestuar pak çaste më parë me urdhër të Prokurorisë.
Prokurorja e rastit ka konfirmuar për KALLXO.com se kryetari i Istogut, Haki Rugova, është arrestuar nën dyshimet për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për firmën “Macon” e cila është në pronësi të vëllait të Haki Rugovës.
Sipas burimeve të KALLXO.com, kryetari Haki Rugova dhe dy të arrestuarit tjerë janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.Haki Rugova, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, është duke u përballur edhe me një aktakuzë në një proces gjyqësor tjetër, ku akuzohet për konflikt të interesit.