Fjalë Kyçe

Cilën moshë e godet më shumë varianti i ri “Omicron”

Cilën moshë e godet më shumë varianti i ri “Omicron”

Sot Greqia shënoi një rekord të zi me 9284 raste me koronavirus brenda 24 orëve.

Në rritjen e fortë të numrit ka ndikuar padyshim varianti i ri “Omicron”.

Nesër specialistët parashikojnë një tjetër rekord, mbi 10 mijë të infektuar. Por cilat janë kategoritë që po prek më shumë varianti i ri i COVID-19?

Mjekët grekë theksojnë se transmetimi i virusit është më i madh te moshat më të reja, 18 deri në 30-vjeç për shkak të rritjes së lëvizshmërisë.

Të infektuarit nga kjo grupmoshë përbëjnë tre nga katër raste (75%), ndërsa një në pesë (30%) janë nën 18 vjeç.

Vetëm 6% e përhapjes ka të bëjë me qytetarët e moshës 60 vjeç e lart.

Për shkak të situatës së krijuar, Greqia forcoi akoma më shumë masat kundër përhapjes së COVID-19./abcnew.al