Fjalë Kyçe

Cilët lojtarë do të largohen nga Chelsea?

Cilët lojtarë do të largohen nga Chelsea?

Chelsea po përgatitet që të bëjë një revolucion në afatin e verës.

Chelsea është njoftuar disa lojtarë se do të largohen me të përfunduar ky sezon, e që nuk janë të pakët.

Skuadra londineze po përgatitet që t’i humbet gjashtë lojtarë me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

Eden Hazard, David Luiz, Willian, Pedro, Olivier Giroud dhe Danny Drinkwater, janë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Chelsea.

Belgu pritet të kalojë te Real Madridi, ndërsa braziliani kërkohet nga Barcelona dhe PSG-ja.

Luiz është në përfundim të karrierës së tij, gjersa Pedro kërkohet në Serie A.

Giroud pritet të rikthehet në Francë, ndërsa Driknkwater është shënjestër e disa klubeve nga Premierliga.