Fjalë Kyçe

Cili do të jetë sulmi i Real Madridit të ri të Zinedine Zidane?

Cili do të jetë sulmi i Real Madridit të ri të Zinedine Zidane?

Dihet që skemat e preferuara të Zinedine Zidane janë 4-4-2, 4-3-3 dhe 4-3-1-2. Këto janë skemat me të cilat ai fitoi 3 Champions rradhazi, por duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, nuk do ketë më të njëjtët lojtarë në dispozicion.

Duke e marrë të mirëqënë faktin që Hazard (pothuajse zyrtare) & Jovic (pritet të nisin negociatat) do jenë lojtarë të Real Madridit, opasionet në fazë e sulmit do ishin: Vinicius, Benzema, Mariano, Jovic, Hazard, Asensio, Vasquez, Isco & Asensio.

Cila do ishte skema juaj e preferuar?

4-4-2: Kjo është një skemë klasike ku skuadra luan me 2 qendërmesfushorë, 2 mesfushorë krahu që qëndrojnë pothuajse tek vijat anësore të fushës dhe me 2 qendërsulmues (numër 9).

Nëse do aplikohej një skemë e tillë, me shumë mundësi lojtarët titullarë në fazën e sulmit do ishin Hazard, Benzema, Jovic, Vasquez.

4-3-3: Në një skemë të tillë, skuadra luan me një mesfushor difensiv, 2 mesfushorë qendre që avancojnë përpara dhe 3 sulmues (1 qendërsulmues dhe 2 sulmues krahu.

Nëse do aplikohej një skemë e tillë, me shumë mundësi lojtarët titullarë në fazën e sulmit do ishin Hazard, Benzema, Vasquez.

4-3-1-2: Kjo është një skemë loje e përdorur gjerësisht nga Zizou sezonin e kaluar. Në këtë skemë luajnë 2 qendërsulmues dhe një sulmues dytësor/mesfushor i avancuar pas tyre, përkrah 3 mesfushorëve të zakonshëm.

Nëse do aplikohej një skemë e tillë, me shumë mundësi lojtarët titullarë në fazën e sulmit do ishin Hazard (pas sulmuesve), Benzema dhe Jovic si qendërsulmues.