Fjalë Kyçe

Cilin lloj të mishit e konsumojnë më së shumti kosovarët?

Cilin lloj të mishit e konsumojnë më së shumti kosovarët?

Qytetarët e Republikës së Kosovës po del të jenë merakli të mëdhenj të mishit të pulës.

Së paku kështu thuhet në të dhënat që janë ofruar nga Dogana e Kosovës për IndeksOnline.

Sipas të dhënave, që nga 1 janari 2020 deri më 23 shtator 2020 në Kosovë janë importuar 30.959.312.79 kg mishi të llojeve të ndryshme, në vlerë 44.029.299.37 euro.

Gjatë kësaj periudhe në Kosovë më së shumti është importuar kofshe pule dhe prerje prej tyre, 8.486.523.84 kg.

Ndërsa më së pakti është importuar mish derri jo shtëpiak, i ngrirë, kofshe ose shpatulla dhe prerje prej tyre, 2.70 kg në vlerë 73.30 euro.

IndeksOnline, duke u bazuar në tabelën e Doganës së Kosovës, ka renditur llojet e mishit që janë importuar më së shumti në Kosovë nga 01.01.2020 deri më 23.09.2020:

Kofshe prej pule dhe prerjet prej tyre, të ngrira 8.486.523.84 kg në vlerë 7.508.342.16 euro

Mishi i pulës, prerje pa kocka të ngrira, 6.992.312.41 kg në vlerë 7.288.769.22 euro

Gjoksi prej pulës dhe prerjet prej tyre të ngrira 4.562.224.07 kg në vlerë 7.672.512.34 euro

Mish gjedhi i ngrirë, prerje pa kocka, të tjera të ndryshme nga çerekët si qafa, gërmazi, gjoksi 3.131.404.24 kg në vlerë 8.113.66.26 euro

Pula të therura dhe të pastruara (65 %) të ngrira 2.340.416.74 kg në vlerë 3.411.322.19 euro

Të tjera të brendshme prej pulës, të ngrira 946.858.98 kg në vlerë në 665.265.13 euro

Mish gjedhi i ngrirë, prerje pa kocka ( nga çerekët plotë ose të kompensuar) 893.317.26 kg 1.423.392.58 euro.

Ndërkohë, Lamir Thaçi, nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, për IndeksOnline, ka bërë të ditur se këtë vit janë asgjësuar 70,250.00 kg mish dhe produkte mishi .

Thaçi tha se të gjitha bizneset të cilat kanë tentuar të shesin produkte të dyshimta u janë dërguar fletë paraqitje në Gjykatë e cila në bazë të ligjeve në fuqi vendos për masën ndëshkimore ndaj tyre.

“Çdo ngarkesë e importuar me mish dhe produkte mishi në Republikën e Kosovës si import i rregullt i nënshtrohet kontrollit të inspektoreve veterinar kufitar të Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë. Kontrolli fillon me dokumentacion të ngarkese i cili duhet të jetë origjinal, ku në të përfshihet çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës së produktit si dhe dokumentacioni tjetër përcjellës që dëshmon sigurinë̈ e produktit për konsum, pastaj fillon kontrolli identitetit krahasimi i dokumentacionit me mallin e deklaruar ne ngarkese, ndërsa faza e trete është kontrolli fizik dhe analizat laboratorike. Bazuar në planin nacional për mostrim por edhe sipas rastit kur inspektori dyshon, merr mostrën për analiza laboratorike. Të gjitha kontrollet mbahen të evidentuara dhe regjistruara sipas proceduarave të parapara për kontroll në kufij”, ka thënë ai.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ në të gjitha rastet kur ka hasur në produkte të dyshimta ka vepruar duke marrë të gjitha masat fillimisht me largim të produktit nga tregu pastaj është bërë asgjësimi i të gjitha produkteve që nuk i kanë plotësuar kushtet për shitje ne treg.

“Të gjitha bizneset të cilat kanë tentuar të shesin produkte të dyshimta u janë dërguar fletë paraqitje në Gjykatë e cila në bazë të ligjeve në fuqi vendos për masën ndëshkimore ndaj tyre. Nga fillimi i vitit 01.01.2020 deri më sot janë asgjësuar 70,250.00 kg mish dhe produkte mishi”, ka thënë ai.