Fjalë Kyçe

Cilin lojtar po e dëshiron Reali në vend të Sergio Ramosit?

Real Madrid nuk beson më në aftësitë e Sergio Ramosit, andaj po e kërkon një mbrojtës.

Skuadra spanjolle po tenton ta transferojë mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli, përcjell lajmi.net.

Real Madrid e sheh kapitenin e rosonerëve si zëvendësues perfekt të Ramos, por do të jetë e vështirë ta transferojë atë.

Romagnoli dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj Milan e ka një shans të mirë, pasi aktualisht gjendet në vendin e tretë.