Juventus po kërkon t’i bëjë disa transferime në afatin e verës.
‘Zonja e Vjetër’ nuk shpenzoi shumë në afatin e janarit, pasi fokusi i tyre del të jetë afati i verës, përcjell lajmi.net.
Tanguy Ndombele është shënjestra kryesore e Juventusit për afatin e verës.
Torinasit do t’i ofrojnë 50 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Lyonit.
Skuadra franceze kërkon 80 milionë, mirëpo me një marrëveshje që mund të përfshihen edhe bonuset, mund të mbyllet marrëveshja.