Fjalë Kyçe

Cillian Murphy: Xhirimet e ‘Peaky Blinders’ pa Helen McCrory ishin të çuditshme

Cillian Murphy: Xhirimet e ‘Peaky Blinders’ pa Helen McCrory ishin të çuditshme

Aktori i njohur, Cillian Murphy ka folur për filmimin e radhës të serisë së famshme, “Peaky Blinders”, pa aktoren Helen McCrory.

Ylli i serisë, i cili luan rolin kryesor si Tommy Shelby, në dramën e “BBC”-së, tregoi përvojën e xhirimit të sezonit të ri pa McCrory, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Aktorja e njohur kishte rolin e hallë Polly-t në serialin “Peaky Blinders”.

Roli i saj ishte ndër të preferuarit nga fansat e serialit.

“Ajo ishte një shoqe e dashur dhe ajo ishte zemra rrahëse e asaj shfaqjeje, kështu që ishte ndjenjë shumë e çuditshme të ishe në xhirime pa të. Gjëja e vështirë për t’u kuptuar është se, nëse nuk do të ishte për COVID, do të kishte një version krejt tjetër të kësaj shfaqjeje me Helenën në të”- tha ai, përcjell syri.net

Cillian Murphy, kishte shpjeguar në fillim të këtij viti se nëse xhirimet në sezonin e gjashtë nuk do të ishin ndaluar për shkak të pandemisë së Coronavirusit, McCrory do të kishte qenë në episodet e reja.