Fjalë Kyçe

Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është prestigj, por ekzistencial

Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është prestigj, por ekzistencial

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe se këtu nuk bëhet fjalë për prestigj por është esenciale.

Përmes një psotimi në Twitter, ajo ka thënë se hapi i parë për të arritur anëtarësimin në NATO është Partneriteti për Paqe (PfP).

“Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe perëndimi duhet të mbajë fundin e negociatave. Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Partneriteti për Paqe (PfP) është hapi i parë”, ka shkruar Çitaku.