Fjalë Kyçe

Çitaku: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, domosdoshmëri

Çitaku: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, domosdoshmëri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Çitaku thotë se në një kohë kur bota po përballet me turbulenca të mëdha, Kosova po udhëhiqet sipas saj, nga një kastë avanturierësh.

“Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjshëm, pa ide e pa vizion. Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite”, shton mes tjerash ajo.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se “Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendshëm, si në politikën jashtme”.

“Mbajtja sa më parë e zgjedhjeve parlamentare tashmë është jo vetëm kërkesë, por domosdoshmëri. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit”, thuhet në reagimin e saj.