Manchester City dhe Barcelona janë në diskutime për të arritur marrëveshje për mbrojtësin Sergi Roberto.
29-vjeçari ka kaluar një sezon me lëndime të shpeshta, duke bërë 20 paraqitje për klubin dhe ka mbetur jashtë listës të Spanjës për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.
Sipas Sport, e ardhmja e Robertos mbetet e pasigurt me mesfushorin që i skadon kontrata vitin tjetër.
City ka nisur kontaktin me katalunasit për t’ia treguar interesimin, me tri palët që janë të hapur për idenë që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola thuhet se është admirues i Robertos, që mund të luajë në dy pozitat, si mbrojtës i krahut të djathtë dhe si qendërmesfushor.
Spanjolli gjithashtu është i interesuar për sfidë të re, andaj është i hapur për kalimin te City.