Fjalë Kyçe

City dhe Liverpooli në garë për talentin brazilian

City dhe Liverpooli në garë për talentin brazilian

Manchester City dhe Liverpool po shohin situatën e mesfushorit të ri Reinier. Adoleshenti nga Brazili pritet të jetë talenti i ri i botës.

Dy gjigantët anglezë po shohin nga afër zhvillimin e futbollistit të Flamengos. 

Ai ka nënshkruar me skuadrën e parë deri në dhjetorin e 2020, por mund të largohet duket qenë se nuk ka mbushur ende 18 vjeç. “Qytetarët” dhe “Redsat” po mendohen mirë për djaloshin. 

Reinier është mesfushor ofensiv dhe ka një gjatësi prej 185 cm. Lojtari ka luajtur me Brazilin U-17 duke bërë diferencën dhe duke dhuruar paraqitje shumë të mirë.