Fjalë Kyçe

City i shkakton humbjen e parë Liverpoolit në një sfidë drithëruese

City i shkakton humbjen e parë Liverpoolit në një sfidë drithëruese

Më në fund vjen humbja e parë e Liverpoolit në Premier League.

Djemtë e Jurgen Klopp janë mundur sonte në udhëtim tek Manchester City, me rezultat 2-1, në derbin më të madh të këtij sezoni në ishull.

Skuadra e Pep Guardiola ka mundur “Të Kuqtë”, falë golave të Sergio Aguero (40′) dhe Sane (72′). Firmino ka barazuar përkohësisht për miqtë (64′).

Argjentinasi është i pagabueshëm në shtëpi kundër Liverpool, duke gjetur golin në të shtatë ndeshjet e kampionatit të luajtura kundër këtij ekipi në “Etihad Stadium”.

Kur ndeshja ishte 0-0, miqtë kanë shkuar 1.12 cm larg golit në minutën e 18-të, me John Stones që ka larguar nga vija fatale topin e devijuar nga portieri i City-t, Ederson.

“Etihad” mbetet i mallkuar për “Të Kuqtë”, që kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura atje (3 barazime, 6 humbje).

Pas këtij rezultati, Manchester City është kthyer në vendin e dytë në renditje dhe ka shkuar vetëm katër pikë larg Liverpool-it kryesues.