Fjalë Kyçe

City triumfon me mund ndaj Cheltenham

City triumfon me mund ndaj Cheltenham

Manchester City ka triumfuar me dy gola të shpejtë në minutat e fundit të ndeshjes për tu kualifikuar në 1/8 e finales së FA Cup.

“Citizens” pritej ta fitonin këtë ndeshje lehtë, por siç jemi mësuar në FA Cup, befasitë nuk mungojnë kurrë, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Ndërsa me të filluar pjesa e dytë ishin vendasit të cilët zhbllokuan rezultatin në mënyrë të befasishme.

May shënoi në minutën (56′), për ti dhënë avantazhin Cheltenhamit. Por, Guardiola menjëherë reagoi duke futur në lojë lojtarë kualitativë.

Fillimisht, Phil Foden shënoi në minutën (81′) duke u ndjekur nga Gabriel Jesus (85′), për ti dhënë një fitore me rikthim Cityt.

Goditjen përfundimtare për Cityn e dha Ferran Torres në minutën (94′).

Tani Manchester City do të ndeshet me ish-skuadrën e Celinës, Swensea në kuadër të 1/8 të finales së FA Cup.