Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi, ka reaguar ndaj masave kufizuese anti-COVID të qeverisë.
Kllokoqi me këtë rast ka shprehur edhe pakënaqësinë për mënyrën e organizimit të “Darkës së Lamës”, sipas të cilit në këtë organizim nuk po respektohen masat.
Ndryshe mbrëmë gastronomët kanë protestuar duke i kundërshtuar masat e reja.
Ata i kanë rënë borive të veturave.
Sipas masave të reja shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 05:00 e deri në ora 23:00.
Ndërkaq muzika lejohet deri në orën 21:30.
“Çka bën i forti, i ligu çuditet !
4 veta në tavolinë, 50% e kapacitetit të hapësirës lejohet të shfrytëzohet.
P.s.
F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
25. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse”.