Franca raportoi për herë të parë më shumë se 10 mijë raste brenda një dite, shifër kjo rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e fundit me 10, 561 tejkaloi rekordin e mëparshëm, kur u regjistruan 9,843 të prekur.
Rritjet kanë bërë që qeveria e vendit të implementojë masa shtesë, në mënyrë që të shmanget një bllokim i plotë, sikurse muaj më parë.
Ndërkohë, kryeministri francez, Jean Castex, premtoi hapa të reja në përshpejtimin e testimeve si dhe zbatimin e masave në zonat lokale me rritje të lartë të të prekurve.
Në të dhënat e azhurnuara, ministria e shëndetësisë konfirmoi se rreth 772 grupe janë duke u hulumtuar për sa i përket rasteve, një rritje prej 86 brenda 24 orëve të fundit.