Në gjithë botën njerëzit tani jetojnë më gjatë. Në vitin 1950, jetëgjatësia mesatare globale ishte vetëm 46 vjet. Deri në vitin 2015, ajo ishte ngritur deri mbi 71 vjet.
Në disa vende, progresi nuk ka qenë gjithnjë kaq premtues. Sëmundjet, epidemitë dhe ngjarjet e papritura janë një përkujtues se jetëgjatësia nuk është një dhuratë.
Ndërkohë, vdekjet që mund të na preokupojnë – nga terrorizmi, lufta dhe fatkeqësitë natyrore – përbëjnë më pak se 0.5% të të gjitha vdekjeve të kombinuara.
Por në të gjithë botën, shumë njerëz ende po vdesin shumë të rinj dhe nga shkaqe të parandalueshme.
Historia e vdekjes së njerëzve është një histori se si ata vdesin dhe si kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Shkaqet e vdekjes në mbarë botën
Rreth 20 milionë njerëz në botë vdiqën në vitin 2017. Kjo është 10 milionë më shumë se në vitin 1990, pasi popullsia globale është rritur dhe njerëzit jetojnë më gjatë mesatarisht.
Më shumë se 70% vdesin nga sëmundjet jo-ngjitëse dhe kronike. Këto nuk kalojnë nga një person në tjetrin dhe zakonisht zhvillohen ngadalë.
Vrasësi më i madh prej tyre janë sëmundjet kardiovaskulare, të cilat ndikojnë në zemër dhe arteriet e gjakut dhe është përgjegjës për çdo të tretën vdekje.
Kjo është dyfishi i shkallës së vdekjeve nga kanceri – që renditet i dyti dhe përbën rreth një në gjashtë nga të gjitha vdekjet.
Sëmundje të tjera jongjitëse si diabeti, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe dementia janë gjithashtu në krye të listës.
Vdekjet e parandalueshme
Ajo që mund të jetë më tronditëse është numri i njerëzve që ende vdesin nga shkaqe të parandalueshme.
Rreth 1.6 milion vdiqën nga sëmundjet që lidhen me diarenë në 2017, duke e vendosur atë në 10 shkaqet kryesore të vdekjes. Në disa vende, kjo sëmundje është një nga vrasësit më të mëdhenj.
Çrregullimet neonatale – vdekja e një fëmije brenda 28 ditëve të para – thuhet se ka pasur 1.8 milion të porsalindur të dekur në vitin 2017.
Frekuenca e këtyre vdekjeve ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Në Japoni, më pak se një në 1,000 foshnja vdesin në 28 ditët e para të jetës, krahasuar me vetëm nën një në 20 në disa nga vendet më të varfra të botës.
Vdekjet e tjera të parandalueshme po ashru qëndrojnë lart në listë.
Aksidentet rrugore pësuan një rritje të ndjeshme të vdekjeve në vendet më të pasura dhe më të varfra, duke marrë 1.2 milion jetë në vitin 2017.
Derisa shumë vende me të ardhura të larta kanë shënuar rënie të konsiderueshme të vdekjeve në rrugë në dekadat e fundit, në nivel global numri i të vdekurve në rrugë ka mbetur pothuajse i njëjtë.
Ndërkohë, pothuajse dy herë më shumë njerëz në mbarë botën vdiqën nga vetëvrasja si formë e homicidit – vrasjes apo vrasjes nga një person tjetër.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vdekjet e vetëvrasjeve ishin 16 herë më të larta; derisa ky është shkaku kryesor i vdekjeve për meshkujt 20-40 vjeç.
Çka na tregojnë statistikat?
Në të kaluarën, sëmundjet ngjitëse luanin një rol më të madh sesa sot në shkallën e vdekshmërisë. Kështu, në vitin 1990, një në tre vdekje rezultonte nga sëmundjet ngjitëse dhe infektive; derisa në vitin 2017 kjo kishte rënë në një në pesë.
Sa kohë do të jetoni?
Fëmijët janë veçanërisht të pambrojtur ndaj sëmundjeve ngjitëse. Në shekullin e 19-të, çdo i treti fëmijë në botë vdiste para moshës pesëvjeçare.
Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve ka rënë ndjeshëm që atëherë, falë vaksinave dhe përmirësimeve në higjienën, ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe aksesin në ujë të pastër.
Vdekjet e fëmijëve në vendet e pasura tani janë relativisht të rralla, ndërsa rajonet më të varfëra sot kanë shkallë të vdekshmërisë fëminore të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedinë e gjysmës se parë të shekullit të 20-të dhe po vazhdojnë të përmirësohen.
Rënia e vdekjeve globale të fëmijëve është një nga tregimet më të mëdha të suksesit të kujdesit shëndetësor modern.
Numri i fëmijëve që vdesin çdo vit është ka rënë më shumë se përgjysmë në dekadat e fundit, pasi kemi arritur luftimin më të mirë te sëmundjeve ngjitëse dhe infektive.
Kjo ka zhvendosur shkallën e vdekshmërisë ndaj sëmundjeve jo-ngjitëse tek të moshuarit.
Shumë vende kanë shqetësime në rritje në lidhje me rritjen e barrës së të afërmve dhe të sistemeve të kujdesit shëndetësor kur njerëzit bëhen më të moshuar dhe kanë sëmundje më afatgjata.
Kriza e HIV / Aids e viteve 1980 është një shembull për këtë.
Epidemia u ndje në të gjitha rajonet e botës, por ndikimi më i dukshëm në jetëgjatësinë e banorëve ishte në Afrikën Sub-Sahariane.