Fjalë Kyçe

Çka thotë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targa?

Çka thotë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targa?

Pala kosovare dhe ajo serbe janë janë dakorduar për tre pikat e marrëveshjes për targa mes dy vendeve.

Marrëveshja e arrituar sot në Bruksel përmban këto pika:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2.Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3.Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.