Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është dekoruar me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
Në ndarjen e kësaj dekorate, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se populli i Kosovës është tejet mirënjohës për vendimin që Clinton kishte ndërmarrë më 1999 për të nisur bombardimet ndaj forcave serbe dhe për të çliruar popullin e Kosovës.
Presidenti Thaçi tha me këtë rast se nuk ka çmim që mund ta shpërblej kontributin e Clinton për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Në anën tjetër ish presidenti amerikan tha se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të rritur dhe për të jetuar në paqe me fqinjët.
“Kosova meriton të jetë në Unionin Evropian dhe në NATO si shtet i pavarur”, tha ai.