Fjalë Kyçe

Clinton pritet me duartrokitje në Prishtinë (VIDEO)

Clinton pritet me duartrokitje në Prishtinë (VIDEO)

Dhjetëra qytetarë e kanë mirëpritur me duartrokitje ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili vizitoi sot Kosovën dhe u dekorua me “Urdhrin e Nderit” nga presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Siç shihet në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve KosovaPress, Clinton u prit me duartrokitje nga qytetarët.

Ndërkaq, në oborrin e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Clintonin e priste presidenti Thaçi, i cili e shoqëroi ish-presidentin amerikan drejt zyrës së tij.