Fjalë Kyçe

Çlirimtare Jakupi: 21 vjet pas luftës së UÇK-së, babi mban me krenari po të njëjtën uniformë

Çlirimtare Jakupi: 21 vjet pas luftës së UÇK-së, babi mban me krenari po të njëjtën uniformë

Për 9 orë të plota gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e ish zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi qëndruan pjesëtarët e EULEX-it, në kuadër të Speciales.

Në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe në atë në Negrovc u kryen bastisje, ku në fund të ditës të njëjtit bënë edhe arrestimin e Jakup Krasniqit, ku më pas edhe udhëtoi për në Hagë.

Vajza e Krasniqit, Çlirimtare Jakupi ka publikuar sot një fotografi të tij, i veshur me uniformën e UÇK-së të cilën e barte gjatë kohës së luftës.

“21 vjet pas luftës së shenjt të UÇK-së, babi mban me krenari po të njëjtën uniform”, shkroi ajo.

Përpos Krasniqit dhe Rexhep Selimit të cilëve dje iu konfirmuan aktakuzat, gjatë ditës së sotme një konfirmim i aktakuzës u bë edhe për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselit, të cilët pritet që të udhëtojnë drejt Hagës.