“Jo vetëm Ukraina: Polonia, shtetet baltike, Moldavia si dhe Kazakistani, gjithashtu duhet të “çmilitarizohen dhe denazizohen” nga Rusia”.
Ky është propozimi i Sergei Savostyanov, deputet i Dumës së Rusisë. Dokumenti me kërkesën e tij drejtuar qeverisë dhe Vladimir Putin daton më 24 mars dhe filloi të qarkullojë në Twitter pasi Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky, ngriti frikën për “një operacion special ushtarak global”.
A #Moscow City Duma deputy suggested that six more countries – #Kazakhstan, #Moldova, #Poland, #Lithuania, #Latvia, and #Estonia – should be "denazified". pic.twitter.com/v1DlPP2K3H
— NEXTA (@nexta_tv) March 26, 2022
“Një ofensivë në shkallë të plotë të Moskës, që përfshinë Poloninë, Moldavinë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë. Dhe kjo vetëm në Evropë”, thuhet në propozimin e deputetit. Fjalët e Savostyanov dhe dokumenti i tij u shpërndanë nga Nexta, një media pro-ukrainase bjelloruse, dhe nga Visegrad24, transmeton abcnews.
Artikulli i botuar më 25 mars raporton një pjesë të tekstit të hartuar nga deputeti rus: “ Çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës do të garantojë siguri të qëndrueshme për popujt e Ukrainës, Rusisë dhe të gjithë Evropës. Për një proces më gjithëpërfshirës që synon të garantojë sigurinë e Federatës Ruse, si dhe të Ukrainës, e konsideroj të përshtatshme të përfshijë shtetet baltike (Lituania, Letonia, Estonia), Polonia, Moldavia dhe Kazakistani në zonën e denazifikimit dhe çmilitarizimit”.