Fjalë Kyçe

“Çmendet” moti/ Stuhi në Librazhd, breshëri thyen xhamat e makinave (VIDEO)

“Çmendet” moti/ Stuhi në Librazhd, breshëri thyen xhamat e makinave (VIDEO)

Vetëm pak minuta më parë në Librazhd kanë nisur reshje të shumta shiu, duke shkaktuar edhe probleme të mëdha në akset rrugore nacionale. Stuhia e shoqëruar edhe me breshër ka qenë e fuqishme, teksa shumë persona janë gjetur në befasi.

Rrugët në qytet dhe zona të tjera të Librazhdit e Prrenjasit janë pushtuar nga ujërat, e po kështu edhe shumë drejtues mjetesh janë gjetur në befasi. Përrenj të tërë për shkak të prurjeve nga shiu i rrëmbyeshëm kanë vërshuar në akset rrugore nacionale, duke u bërë një shqetësim serioz për qarkullimin e mjeteve.

Edhe policia thuajse e ka pasur të pamundur menaxhimin e situatës. Nuk kanë munguar edhe reshjet e breshërit që në dy raste kanë thyer xhamat e makinave. Videoja e mëposhtme tregon se çfarë ka ndodhur në pak minuta shi.

Edhe pse kanë kaluar 10 ditët e muajit qershor, duket se moti gjatë verës do të ketë kapriço, ashtu sikurse e kanë parashikuar edhe sinoptikanët.