Fjalë Kyçe

Çmendet Perez, ofron 120 milion euro për talentin i cili po konsiderohet Cristiano Ronaldo i ardhshëm

Çmendet Perez, ofron 120 milion euro për talentin i cili po konsiderohet Cristiano Ronaldo i ardhshëm

Investimi tek lojtarët e rinj është një trend që po ndihet nga klubet më të mëdha të futbollit në Europë. Këtë e tregoi Real Madrid me blerjen e Vinicius Junior dhe Rodrygo për 90 milionë euro të dy.

Tashmë këtë metodë po e ndjekin edhe klubet e tjera. Ndër talentet më të mëdhenj që përflitet për të ardhmen është Joao Felix i Benfica. Aktualisht ai ka klauzolë largimi 60 milionë euro, por klubi po negocion dhe shumë shpejt kjo shifër do shkojë në 120 milionë.

Prej kohësh, pas tij është vënë Real Madrid, por deri tani nuk ka arritur të bindë klubin portugez ta lërë të lirë yllin e tyre. Me shpërthimin e Felix në këtë sezon gara është bërë edhe më e fortë.

“The Sun” ka zbuluar se shumë klube të tjera janë futur në këtë “valle” për të arritur tek sulmuesi anësor që cilësohet si Cristiano Ronaldo i ardhshëm.

Manchester United u shfaq fillimisht dhe më pas Manchester City po e shikonte 19-vjeçarin si lojtarin ideal për të pasuar David Silvan. Gjithsesi tabloidi britanik bën me dije se vetëm Real Madrid është në bisedime zyrtare me klubin dhe agjentin e lojtarit, ndërsa dy klubet e tjera angleze kanë humbur terren.