Fjalë Kyçe

“Çmenduria” e Real Madridit, i ofron pagë marramendëse Hazard-it

“Çmenduria” e Real Madridit, i ofron pagë marramendëse Hazard-it

Ylli belg pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Evropë këtë verë nëse lë Chelsean dhe transferohet drejt Real Madridit.

Sipas mediumit britanik The Sun, Mbretërit i kanë ofruar Hazardit plot 400 mijë funte apo 462 mijë euro pagë javore.

Me këtë matematikë, sulmuesi belg do të fitonte rreth 21 milionë funte në vit apo diçka më shumë se 23 milionë euro.

Prej kohësh mediat kanë spekuluar për transferimin e Hazardit tek Reali, por duket se këtë verë pritet të ndodhë me të vërtetë.