Ka kohë që Barcelona kishte harruar si dukej triumfi në “El Clasico”.
Katalunasit madje po përjetonin tëposhtëzen më të madhe, deri sa timonin e mori në duar Xavi Hernandez.
Spanjolli u kthye në ekip kësaj radhe si trajner dhe mentaliteti i tij i lojës ndikoi mjaft shumë tek lojtarët e ekipit.
Një gjë e tillë u vë re edhe mbrëmë, me fitoren e artë në derbin me Real Madridin.
Ndonëse Barcelona udhëtoi në Santiago Bernabeu, përkrahjen e tifozëve e mori me vete në super fitoren 0-4.
Gëzimi i madh i ekipit u bart edhe në festën në zhveshtore.
Duke kënduar për kapitenin Sergio Busquets, trajnerin Xavi e ekipin e Barcelonës, lojtarët u dëfryen në maksimum.