Fjalë Kyçe

Coronavirusi i rezultateve e prek Jose Mourinhon, statistikat më të dobta në karrierë

Coronavirusi i rezultateve e prek Jose Mourinhon, statistikat më të dobta në karrierë

Jose Mourinho po përjeton rezultatet më të dobta në karrierë. Trajneri portugez, ka dështuar totalisht me Tottenhamin, që nga ardhja e tij si trajner.

Tri humbje dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit, është bilanci i Spursave në pesë ndeshjet e fundit.

Me Mourinhon, Tottenhami është eliminuar nga kupa në FA, ndodhet në pozitën e tetë në Premierligë, shtatë pikë nga vendi i katërt dhe në prag të eliminimit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk shqetësohem për rezultatin 0-1 nga ndeshja e parë, por për lojtarët që do na mungojnë. Jemi në telashe të mëdha”, ka thënë Mourinho para ndeshjes së sotme ndaj Leipzigut.

Mou ka regjistruar përqindjen më të keqe që ai ka pasur në një klub si trajner. Portugezi ka fituar vetëm 44% të ndeshjeve, nga 25 përballjet e para si trajner.