Fjalë Kyçe

Coronavirusi u merr jetën 210 vetave në Iran

Coronavirusi u merr jetën 210 vetave në Iran

Së paku 210 veta kanë ndërruar jetë në Iran si rezultat i Coronavirusit.

Burime nga sistemi shëndetësor i këtij vendi kanë konfirmuar këtë për BBC Persian, transmeton Klan Kosova.

Shumica e viktimave janë nga kryeqyteti Tehrani dhe qyteti i Qom ku së pari janë paraqitur raste me Covid-19.

Këto të dhëna janë gjashtë herë më të mëdha se sa të dhënat zyrtare të cilat thonë se janë 34 raste të vdekjeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpous, ka thënë të ketë qenë transparent dhe ka akuzuar BBC për shpërndarje gënjeshtrash.

facebook