Fjalë Kyçe

“Corriere dello Sport”: Dy klube të mëdha në garë të ashpër për Muriqin

“Corriere dello Sport”: Dy klube të mëdha në garë të ashpër për Muriqin

Emri i sulmuesit shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi vazhdon të përmendet në gazetat italiane, për një transferim të mundshëm në kampionatin italian, shkruan Insporti.com.Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Lazios Igli Tares ka qenë duke e ndjekur Muriqin që moti dhe oferta prej 20 milionë euro është gati.Javë më parë ishte raportuar edhe për interesimin e Lazios për Olivier Giroud, por transferimi i Muriqit duket më serioz.Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenhami por Tare mund t’ia dalë para londinezëve nëse ofron shumën e duhur.Muriqi ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon me fanellën e Fenerbahçes.