Zinedine Zidane mesa duket i ka idetë të qarta për Realin e Madridit të sezonit të ardhshëm.
Trajneri francez, i cili u rikthye te Los Blancos, i ka dhënë menjëherë besim portierit që e ndihmoi me pritjet e tij Realin në fitimin 3 Champions League radhazi, Keylor Navas, duke ulur në stol belgun Thibaut Courtois.
Sipas mediave spanjolle, Zidane ka marrë “OK”-in e drejtuesve që edhe sezonin e ardhshëm titullar të jetë kostarikani 32-vjeçar.
Në këtë mënyrë, për Courtois nuk ka më vend në “Santiago Bernabeu” dhe gardiani i Kombëtares belge do të nxirret në shitje pas vetëm një sezoni.