Fjalë Kyçe

Courtois i del kundër vendimit të Florentino Perezit

Courtois i del kundër vendimit të Florentino Perezit

Thibaut Courtois nuk është i interesuar për një shkëmbim me portierin e Manchester Unitedit, David de Gea – bën të ditur The Sun.

Futbollisti belg u largua nga Liga Premier në verën e vitit 2018 për të nënshkruar me Real Madridit, mirëpo paraqitja e tij te Los Blancos është vënë në dyshim.

E në veçanti pas rikthimit të Zinedine Zidane, ai mund të mbetet gardiani i dytë në portën e Mbretërve.Reali gjithmonë ka qenë i interesuar për shërbimet e De Geas, ndërsa gjatë afatit kalimtar veror spanjolli pritet të rikthehet në agjendën e Los Merengues.

Në ndërkohë kanë nisur thashethemet për një shkëmbim ndërmjet Courtois dhe De Gea, por portieri belg nuk është i interesuar të kthehet në Ligën Premier.