Fjalë Kyçe

Courtois tregon se cilin lojtar të Chelsea duhet të transferojë Real Madridi

Courtois tregon se cilin lojtar të Chelsea duhet të transferojë Real Madridi

Thibaut Courtois ka zgjedhur Eden Hazard para Neymar si lojtar që duhet ta transferojë Real Madrid këtë vit.

Courtois ka luajtur për katër sezone te Chelsea me Eden Hazard, të cilin e ka edhe bashkëlojtar te Kombëtarja e Belgjikës.

Real Madrid, janë në kërkim të një emri të madh që do të zëvendësonte të larguarin Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar iu bashkua Juventusit.

Një emër tjetër përveç Hazard që po përcillet nga Real Madrid është edhe sulmuesi brazilian, Neymar.

“Unë do të zgjedh Edenin, natyrisht. Më pëlqen vërtetë, por zgjedhjen e bën bordi”, ka deklaruar Courtois për mediet në Belgjikë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodh. Kjo nuk është një pyetje për mua, por për kryetarin dhe menaxhmentin”.